Familja e Afërdita Dreshajt po bekohet me shumë foshnje. Këngëtarja dhe modelja jo vetëm se së shpejti do të bëhet nënë, ajo është bërë edhe hallë.
Lajmin e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke mos fshehur gëzimin e madh.
“Vëllai im dhe kunata ime sapo u bënë me bebe. Urime, na bëtë më të lumtur se kurrë. Mezi presim ta takojmë Martinin dhe e duam shumë”
“Jam bërë hallë! Ti je kaq special dhe emri yt është akoma më shumë special”-shkruan Afërdita duke publikuar edhe foto të vogëlushit. /Prive.al