Emri i Tony Selimit nuk është i panjohur.
Të gjithë shikuesve besnik të Prive mund t’iu kujtohet një material para afro pesë vitesh për shqiptarin i cili është folës e motivues i shumë të famshmëve botëror nga sfera e artit e politikës.
U bë një kohë që nuk kemi dëgjuar për të e mesa duket paska të reja.
Ai ka gjetur dashurinë.
Selimi është martuar me mjekun Todor Stamenov në Karaibe, duke u bërë çifti i parë homoseksual që kanë kurorëzuar dashurinë në atë vend tropikal.
Historinë e tyre, Selimi dhe Stamenov e kanë rrëfyer për programin “Rudina” me Rudina Magjistarin. /Prive.al
View this post on Instagram