Policia e Kosovës ka reaguar sa i përket rastit të mbrëmshëm që përfshinte moderatorin Meriton Mjekiqi.
Në raportin 24 orësh janë sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në komunikatën e Policisë.
Pasi u arrestua nga policia në Fushë Kosovë, pas mesnatës, Mjekiqi ka postuar një fotografi në rrjete sociale me avokatin e tij duke treguar që është liruar.
View this post on Instagram