Muzika shqiptare sot ka humbur një artist me vlera.
Në moshën 65 vjeçare ka vdekur Bujar Paloja, këngëtari i mirënjohur gjakovar i muzikës popullore dhe qytetare.
Ai u bë i njohur gjatë viteve të 1980’ta dhe të 1990’ta për kultivimin e muzikës së mirëfilltë shqiptare, duke i respektuar me besnikëri vlerat e dëshmuara artistike.