Aktorja e njohur u infektua me COVID-19 në sheshxhirim

By

Audrey Plaza ka zbuluar disa lajmë të mëdha për Kristen Stewart.

Gjatë intervistës së saj me Stephen Colbert, Aubrey zbuloi se aktorja 30 vjeçare, Kristen, u infektua me koronavirus teksa ishin duke xhiruar filmin e tyre të ri të festave Happiest Seazon in Pittsburgh gjatë muajit Shkurt.

“COVID-19 ishte në shesh-xhirimin tonë. Kristen u sëmurë. Epo, ne nuk e dinim”, deklaroi Aubrey.

“Shumë njerëz u sëmurën. Ishte java e fundit e muajit shkurt. Ishte ajo periudhë që njerëzit kishin filluar të flisnin për koronavirusin, por që ende qeshnin me të – askush nuk e kuptonte atë kohë se sa serioze ishte. Mendoj se një grup njerëzish në grupin tonë u sëmurën. Unë shpëtova, falë Zotit”.

Kristen ende nuk ka folur publikisht në lidhje me përballjen me COVID.

Artikuj të ngjashëm