Milaim Zeka ishte mbrëmë i ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova.
Përballë Alaudin Hamitit, ai shpalosi një anë tjetër të tij, e cila dihej fare pak.
Zeka u kthye në retrospektivë duke ndarë momente të vështira të jetës së tij.
Mes tjerash, ai zbuloi momentin kur ka qenë gati të bëjë vetëvrasje.
Bëhet fjalë për periudhën e largimit të tij nga Kosova. I gjendur në Europë, ambient tërësisht tjetër, gazetari i mirënjohur e kishte tejkaluar shumë vështirë këtë shkëputje.
Zeka në pjesën e dytë përballë pati bashkëshorten e tij, Edlirën në rubrikën “Haje ose thuaje”. /prive.al