Jeremih është akoma në gjendje kritike.
Këngëtari dhe reperi 33 vjeçar i “Don’t Tell ‘Em” po vazhdon të jetë akoma në gjendje kritike mes një beteje me COVID-19, konfirmoi agjenti i tij për Variety.
“J sapo u hoq nga ventilatori. Ai është ende në intenzivë në gjendje kritike. Ju lutemi mbajeni atë në lutjet tuaja,” vazhdoi agjenti i tij.
Ai po i nënshtrohet privatisht trajtimit për koronavirus në Chicago.