Besnik Qaka, këngëtari i radhës me biznes jashtë muzikës!

By

Duket se të ndikuar nga pandemia e cila pezulloi aktivitetet që shërbenin si burim i të ardhurave, këngëtarët shqiptarë me të madhe po orientohen drejt bizneseve të reja.

I fundit në listë është vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka.

Ai përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se shumë shpejt do hapet dyqani i veshjeve për fëmijë që mban emrin e vajzës së tij.

“Me këtë ide në mendje shumë shpejt do të ofrojë një mundësi të veçantë për më të veçantët tuaj, stil të veçantë dhe jashtëzakonisht të bukur e të rahatshëm për çdo ditë” – shprehet mes tjerash Qaka në postimin e bërë.

Shumë suksese në këtë sipërmarrje! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm