Arilena aktive në rrjete sociale por jo në muzikë (Foto)

By

U bë fenomen i muzikës që në daljen e parë në X Factor Albania 2. Që në fillim bëri që vëmendja e publikut të kthehej nga ajo.

E kjo u shpërblye edhe me vendin e parë në këtë garë talentesh.

Më pas solli edhe këngën debutuese ‘Aeroplan’ që i shërbeu të ngjitet akoma më lart në karrierë. Udhëtimin e saj në muzikë e vazhdoi me ‘Bussiness Class’.

Por nga ky projekt, Arilena Ara u largua pak nga ekrani për të krijuar këngën e saj të re. ‘Vegim’ mban emrin kjo këngë që brenda tekstit mban një mesazh për babain e saj që nuk jeton më.

Versioni audio tashmë është familjar për të gjithë pasiqë është interpretuar këtë vit në X Factor, si mysafire special.

Të kontaktuar nga Prive, kohë më parë ekipi i Arilenës ka treguar që videoklipi është duke u realizuar dhe do të lançohet në muajin qershor.

Kjo gjë nuk ndodhi. Ara përmes rrjeteve sociale po e promovon përmes fotografive këtë projekt por që nuk ka treguar se kur do të jetë gati për publikim.

Ajo që vihet re në këto imazhe është ndryshimi që ka bërë në dukjen e jashtme që nga prezantimi i parë e deri më tani./Prive.al

https://instagram.com/p/6z203EsbTP

https://instagram.com/p/6DTtqmMbSq

 

 

Artikuj të ngjashëm