Një nga ndjekësit e Orinda Hutës në llogarinë e saj në Instagram, pati një shqetësim sa i përket postimit të saj të fundit.
Ndjekësi i sugjeroi këngëtares të postojë një foto më bashkëshortin e saj Turin, meqenëse gjithnjë shfaqet e vetme në foto.
Sigurisht ky koment nuk i iki Orindës e cila edhe i ktheu përgjigje.
“Po të dogji malli për burrin, shko te llogaria e tij, taksirat e ke”, i replikon komentuesit.
Kujtojmë se së fundmi, Orinda Huta erdhi në Prive për një intervistë për të na rrëfyer për ditët e saj të karantinës. Gjatë intervistës ajo pohon se një gjë e tillë pati një impakt ende më të mirë tashmë në martesën e saj shumë harmonike. /Prive.al