Vizion Plus ndez motorët: Të gjithë emrat që rekruton këtë sezon

By

Ndryshimet e shumta dhe kalimet nga njëri ekran në tjetrin, të personazheve të njohur televiziv, kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit. Një ndër lëvizjet e bujshme që është diskutuar ka qenë dhe ajo e moderatorit të njohur të ‘Top Channel’, Alban Dudushi.

Së fundmi burime për revistën “Who” konfirmojnë që ai është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e ‘Vizion Plus’ dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij.

Nuk dihet ende se me cilin format do të shfaqet gazetari në ekran, ndonëse mbetet për t’u theksuar se shfaqja e tij në një tjetër logo televizive do të mbetet ndër lëvizjet më të bujshme të sezonit të ri.

Jo zyrtarisht, Prive.al mëson se Dudushi do e ketë orën e prime-time, për të cilën “vuante” në këto vitet e fundit në Top Channel, ku dëshmoi një retushim total duke përfunduar si analist tek Eni Vasili.

Featured image of article: Pas 17 vitesh në ekran, Alban Dudushi largohet nga “Top Channel”. Ja cili është destinacioni i radhës

Është ende në diskutim e sipër nëse formati “talk-shou” i Albanit do transmetohet dy apo katër herë në javë.

Kjo lëvizje duket të jetë në kuadër të aktivizimit të Vizion Plus për të shtuar dinamikën në këtë sezon të ri.

Pas largimeve në vitet 2017/18, televizioni përkundër se me frekuencë kombëtare mbeti me një numër tejet të kufizuar të programeve duke bërë që të kalohej edhe nga televizione informative të vogla.

Përpos Dudushit, prurje nga Topi pati edhe në lajme. Sokol Bregu do jetë përgjegjës për departamentin e informacionit me një format investigativ teksa “IMA Albania” ka raportuar se vëllezërit Laço pas dy dekadave bashkëpunim me TV Klan, do të sjellin një format muzikor nën drejtimin e Klea Hutës po në Vizion Plus.

Gjithashtu, rifreskime do ketë edhe formati i humorit “Al Pazar”.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm