Aktori i ri premtues Val Maloku po vazhdon të korrë suksese të reja. Interpretimi briliant në filmin ‘Babai’ nuk ka kaluar pa u vënë re në qarqet kinematografike botërore dhe kësisoji po shpërblehet.
Pas triumfimit në kategorinë e aktorit më të mirë bashkë me Astrit Kabashin në festivalin Filmfest Munchen, Vali ka shënuar një tjetër sukses.
Në po të njejtën kategori ai ka fituar çmim në Avvantura Film Festival që u zhvillua në Kroaci. Ky çmim është i shtati në total për filmin pas atyre të fituar në Çeki e Gjermani.
Të kujtojmë se i biri i Valon Malokut do luajë për dy episode edhe në serialin e famshëm amerikan ‘Legends’ përkrah Sean Bean, i njohur për interpretimet në ‘Game of Thrones’ e ‘Lord of the rings’. /Prive.al