Modelja Emina Çunmulaj e ka bërë sërish testin PCR për COVID-19.
Për të tretën herë, ajo i është nënshtruar procedurës aspak komode të marrjes së shtrisës vetëm se kësaj radhe me një dallim.
Nuk janë dyshimet shkaku i simptomave apo rasteve të kontaktit ato që kanë shtyrë Eminan ta bëjë testin.
Modelja e njohur shqiptar ei është nënshtruar procedurës për shkak të kriterit për të hyrë në Mal të Zi.
Në fund të verës, ajo i rikthehet vendit të saj të origjinës ku pushon çdo sezon, dhe as ky s’kishte se si të bënte përjashtim përkundër situatës së çrregullt me pandeminë.
Shkuarja e modeles në Mal të Zi përkon edhe me zgjedhjet në shtetin fqinj, ku Çunmulaj është treguar shumë aktive duke kërkuar që të votohet lista e partive shqiptare. /Prive.al