“Nuk shkoj në dasma pa 10 mijë euro” – Flet Dani

By

Ditëve të fundit, në një media online doli lajmi se Dani ka thënë se nuk shkon të këndojë në dasma pa 10 mijë euro.

Rreth kësaj, ka folur vet këngëtari përmes një statusi në Facebook.

Ai tha se ky lajm nuk është i vërtetë.

“Me keqardhje për publikun dhe fansat!

Nuk e njohë këtë Portal!

Nuk kam dhënë askund një intervistë të tillë e as të përafërt!

Çka është MJAFT është MJAFT!

Ftojë publikisht Policinë dhe Hetuesinë të merren me këtë Media dhe këso njerëzish!

Me respekt;

Dani”, ka shkruar artisti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm