Dua Lipa, artistja më e dëgjuar e vitit 2020

By

Dua Lipa po vazhdon të shijojë sukseset e albumit të ri “Future Nostalgia”.

Ky album që u lancua gjatë kohës së pandemisë, ka bërë që këngëtarja shqiptare të thyeje rekorde me projektet e reja.

Këtë herë 24-vjeçarja bëri të ditur se për katër muaj, ky album ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjime në platformën “Spotify”, duke u bërë artistja më e dëgjuar e vitit 2020.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Dua Lipa publikoi këngën “Un dia (One Day) me artistët latin J Balvin, Bad Bunny,Tainy kënga e cila u kthye në një hit global.

Ndërsa këngëtarja prishtinase po sjell një tjetër bashkëpunim me divën e muzikës Madonna dhe Missy Eliott. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm