Mozzik në duet me Azet? (FOTO)

By

“Baby” është kënga e tij e fundit të cilën e ka lansuar para pak ditësh.

Por, me sa duket Mozzik nuk e ka ndërmend të ndalet.

Përveç albumit i cili publikohet më 31 korrik, reperi ka lënë të kuptohet se së shpejti mund të vijë një bashkëpunim me Azet.

Mozzik postoi një fotografi në instastory nga një studio, mbi të cilën ka etiketuar reperin e famshëm në Gjermani e Zvicër.

Nuk ka ende detaje të tjera rreth këtij dueti megjithatë, ditët në vazhdim do ta zbulojnë ‘sekretin’ prapa këtij imazhi./Prive.al

Artikuj të ngjashëm