Këngëtarja Rita Ora aktualisht është në fazën fillestare për turin e saj të dytë në Amerikë. Për këtë arsye ajo është e ftuar në shumë emisione përtej oqeanit ku ka folur për karrierën e saj dhe këngën e fundit ‘Body on me’.
Ndër të tjerash ajo ka treguar edhe për raportet miqësore që ka me disa yje të muzikës botërore e një ndër to është edhe Beyonce.
Madje Ora ka treguar që shpeshherë e telefonon këngëtaren e ‘Who Run The World’ për ndonjë këshillë, pasiqë ajo ka mjaft eksperiencë në këtë punë.
Një ndër këshillat që Rita tregoi është: “Beyonce më ka thënë që më e rëndësishmja është që të mbash mend emrat e njerëzëve, kurrë mos i harro ata”.
Teksa këngëtarja nga Kosova ka folur edhe për dissin që i ka bërë ASAP Rocky në këngën e tij. Rita tha që nuk i ka bërë shumë përshtypje, nuk është mirë të flitet për një femër në atë mënyrë por që si këngë i ka pëlqyer dhe nuk ka ndikuar tek ajo.
Nuk ka lënë pa përmendur as ‘Fifty Shades of Grey’. Ajo u kritikua që ka pranuar rolin shumë të shkurtër por shtoi që bazuar në libër Mia Grey nuk ka dhe shumë prezencë në pjesën e parë teksa bëhet më protagoniste në pjesën e dytë e sidomos në të tretën ku edhe kidnapohet.
Në planin muzikor, në fund të vitit publikon albumin e ri ku do të ketë të përfshirë një duet të ri. Ajo pas Chris Brown sjell bashkëpunimin me mikun e saj të ngushtë Ed Sheeran./Prive.al