Albana Osmani po shijon ditët e pushimeve verore në plazhet e Shqipërisë. Por ndryshe nga shumë të tjerë, moderatorja përpos relaksimit në plazh po gjen kohë edhe për aktivitete fizike.
Në një video të postuar nga vetë ajo në llogarinë në Instagram, Albana shfaqet në Kanionin e Gjipesë teksa bën urën, një lëvizje mjaft e vështirë akrobatike.
Duket se elasticiteti i saj padyshim se është rrjedhojë e një trupi të tonifikuar për të cilin moderatorja angazhohet mjaft që të spikasë me linjat e saj. /Prive.al/