Menaxheri i Baba Stars lajmëron se është shëruar nga koronavirusi

By

Pak ditë më parë u bë e ditur se Dekorim Sahiti, menaxheri i “Babastars” njëherësh edhe ndërmarrës në fushën e gastronomisë është diagnostifikuar me COVID-19.

Mirëpo sot me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai dha lajmin e mirë se kishte mposhtur koronavirusin.

Shkrimi i tij i plotë më poshtë:

“Shoqëri e dashur..

Nga sot jam COVID Free😀😀

Sapo e mora lajmin nga Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike që i kam përfunduar ditët e vetë-izolimit të përcaktuara nga OBSH dhe IKSHP dhe se nga sot jam Negativ ndaj Covid-19.

Së pari dua ta falënderoj tej mase gruan time Adean e cila përkundër që rezultoi negativ në test më qëndroi afër deri në shërim. Një falënderim të madh për familjet tona, vëllezërit e mi që gjithmonë i kam afër dhe ma lehtësojnë çdo vështirësi të jetës.

Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi që nuk e ndalen asnjëherë punën dhe kujdesin ndaj meje.

Faleminderit të gjithë shokëve dhe shoqeve të cilët u kujdesën për shëndetin tim dhe gjendjen time emocionale.

Jeta është sprovë dhe duhet ballafaqohemi me të, shpresoj që sa më shpejtë të kalojë kjo gjendje për të gjithë dhe të kthehemi në normalitet.

Nga sot mos u frigoni me më fol ♥” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm