Lajmi i vitit 2014 padyshim se ishte ai i ndarjes së Bleros me Teutën. Faqet e shtypit rozë u mbushën përplot me supozime lidhur me shkaqet e divorcit.
Por Blero dhe Teuta vazhduan normalisht përditshmërinë madje shpeshherë edhe bashkë për hir të vajzës, Tarës.
Përderisa këngëtari vazhdoj të përflitej në lidhje me jetën private shkaku i lidhjes me bukuroshen Afrona Dika, për Teutën u diskutua fare pak.
Kjo e fundit arriti që në heshtje dhe larg vëmendjes mediatike të vazhdojë jetën private në shoqërinë e personave të afërt.
Muajve të fundit, aktorja është parë në shoqërinë e një mashkulli misterioz.
Në fotot e siguruara nga Prive, Teuta duket mjaft e lumtur në krah të mashkullit të panjohur për të cilin momentalisht nuk kemi informacione se kush është.
A do të thotë kjo se Teuta po nis diçka të re ?! /Prive.al/