Justin Bieber publikon fakte qe hedhin poshtë akuzat për sulm seksual

By

Justin Bieber ka mohuar akuzat për sulm seksual ndaj një gruaje në mars të vitit 2014, duke ndarë një sërë fakttesh që ai beson se vërtetojnë se “kjo histori është në fakt e pamundur”, dhe duke thënë se ai do të “punojë me Twitter dhe autoritetet për të ndërmarrë veprime ligjore”.

Në një postim në Tëitter të datës 20 qershor – postim tashmë i fshirë, së bashku me llogarinë – ajo pretendoi se u takua me Justin kur ishte 21 vjeç dhe ai 20 në një event muzikor në Austin, Teksas.

Ajo pretendon se në datën 9 mars të vitit 2014, Bieber ftoi Danielle-n dhe miqtë e saj në hotelin Four Season dhe më pas e çoi në një dhomë dhe e sulmoi.

Më vonë, Justin reagoi përmes një serie postimesh në Twitter. “Zakonisht nuk i kushtoj rëndësi akuzave me të cilat jam përballur gjatë gjithë karrierës sime, por unë, bashkëshortja ime dhe ekipi vendosëm që të flisnim për një ngjarje”, shkroi ai. “Thashethemet janë thashetheme, por nuk e kaloj lehtë diçka si abuzimi seksual. Doja të flisja për respekt të të gjitha viktimave të abuzimit seksual. Doja të sigurohesha që i kisha të gjitha faktet para se të flisja”.

Në Twitter, Justin postoi një mori fotosh, rezervime dhe artikuj të asaj kohe. Ai thekson se në atë periudhë ka qenë së bashku me Selena-n, ka qëndruar në një AirBnb në 9 mars dhe ditën tjetër shkoi në hotelin Westin, jo Four Season siç pretendon Danielle.

Akuzohet për abuzim seksual: Justin Bieber reagon me fakte

Artikuj të ngjashëm