Afrimi sfidon rregullat: Nëse nuk lejohen dasmat, do t’i mbajmë në…

By

Këngëtari Afrim Muçiqi gjatë protestës së sotme për lejimin e dasmave ka thënë që nëse nuk vendoset nga Qeveria që të mbahen dasmat në restorante, ata do i mbajnë në sheshe ose livadhe.

Moslejimi i dasmave dhe ahengjeve nga Qeveria shkaku i masave kundër përhapjes së pandemisë i ka nxjerrë në sheshin përballë ndërtesës së qeverisë këngëtarët dhe pronarët e sallave të ahengjeve.

Muçiqi tha se sot kanë punuar një manual për Qeverinë e Kosovës në mënyrë që të vendoset në rend të ditës edhe kërkesa e tyre.

“Ne nuk jemi që të rrezikojmë shëndetin e njerëzve por po shohim se kanë filluar aktivitete dhe janë lejuar, kërkojmë që edhe ne ta vazhdojmë punën tonë” tha Muçiqi përcjellë portali Kallxo.com.

Sipas tij, mundësia e infektimit në ahengje është më e vogël se në tubime për shkak se në këto organizime të ftuarit janë të limituar apo të thirrur me emra.

Kërkesat tona janë të qarta, ja duhet të punojmë të gjithë ja asnjë sepse ka mundësi që sheshet të mbushen me njerëz,kur ka mundësi që të punojnë sektorët tjerë atëherë duhet të punojmë edhe ne” tha Muçiqi.

Artikuj të ngjashëm