Vdes artisti legjendar (VIDEO)

By

Bateristi legjendar i xhezit, Jimmy Cobb, ka vdekur në moshën 91 vjeç.

Cobb vdiq këtë të shtunë në Manhattan pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri, dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar për NPr bashkëshortja e vet, Eleana Tee Cobb.

Cobb ishte anëtari i vetëm i gjallë i grupit “First Great Sextet” të një prej xhezerëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Miles Davis.

Gjatë kësaj kohe, grupi prej gjashtë vetësh kishin incizuar albumin ikonik të Davis, “Kind of Blue” më 1959, që konsiderohet një prej veprave më me ndikim në histori të këtij zhanri.

Artikuj të ngjashëm