Statusi i Ledri Vulës gjithnjë ka qenë objekt diskutimi sidomos për gjininë femërore.
Mediat shpeshherë kanë raportuar për partneret e mundshme të këngëtarit.
Informacioni i fundit që ka qarkulluar në shtypin rozë është ai i lidhjes së tij me Adela Sollakun, vajzën e ish-prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë Theodhori Sollaku.
Ledri është parë në shoqërinë e Adelës dhe ka qenë në lidhje me të para disa kohësh mirëpo më nuk janë bashkë.
Sipas disa burimeve të Prive lidhja e Vulës me vajzën nga Shqipëria ka përfunduar këtë verë.
Vajza, vraponi dhe zini rendin, Ledri është single!. /Prive.al/