Sikurse Sabri Fejzullahu që do të perfomojë sot për qytetarët e Prishtinës, nesër të njëjtën do ta bëjë edhe Shkëlzen Jetishi në Gjakovë.
Këto organizime po bëhen për të thyer monotoninë e izolimit për qytetarët e karantinuar.
Xeni bashkë me grupin e tij do të mbajnë një performancë artistike në disa lagje të qytetit të Gjakovës.
Performanca fillon nga ora 13:30, në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar përmes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek rruga “Anton Çetta” dhe në fund tek sheshi në Bllokun e Ri afër rrugës “Bujar Roka”.
Komuna e Gjakovës i fton qytetarët të shijojnë tingujt e muzikës nga ballkonet.