Karantina dhe muajt e fundit të pritjes së ëmbël duket se nuk po e ndalin Jonida Vokshin.
Aktorja e njohur shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri bashkë me bashkëshortin, Besnikun.
Pak nga kjo nismë e re, ata kanë ndarë përmes rrjeteve sociale me promo paralajmëruese.
Nga çfarë lihet të kuptohet nga insertet ‘këndi i Jonidës’ do të bazohet në situata mes çiftit ku si gjithmonë, gruaja ka përherë të drejtë!
Për të kuptuar më shumë nga ky projekt i aktorëve na mbetet të presim deri të Premten kur do jetë premiera në platformën Gjirafa me të cilën Jonida është e angazhuar tash e një kohë. /Prive.al