Policia jep detaje për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit

By

Policia ka njoftuar se në mëngjes është informuar se në një shtëpi gjendet një person pa shenja jete në rrugën “Ferid Dragaj” në Prishtinë.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur në viktimën femër , e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë për KlanKosova.tv zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”.

Artikuj të ngjashëm