Rona Nishliu me këngë në gjuhën rome në nderim të Kujtim Paçakut

By

Artistja Rona Nishliu solli një këngë më ndryshe kësaj radhe. Ajo këndoi në gjuhën rome dhe këngën e publikoi dje në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Rona ka bashkëpunuar me grupin e Pëllumb Elmazit në këtë projekt, njofton Klan Kosova.

Ajo në një postim në Instagram tha se këtë këngë ia kushton shokut të saj, ish-deputetit Kujtim Paçakut.

““Mirënjohëse për kulturën rome që gjithmonë jep aq shumë kënaqësi dhe rrjedh nga shpirtra të rritur me plot vështirësi, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, solla bashkëpunimin që vjen nga thellësia e zemrës në bashkëpunim me tre artistë romë shqiptarë. Në kujtim të shokit tim të dashur, Kujtim Paçakut. Shijone!”, ka shkruar këngëtarja.

 

 

Artikuj të ngjashëm