Labi po u vjen në ndihmë qytetarëve të Vitisë

By

Pas evidentimit të dy rasteve të para me koronavirus, Vitia dhe Klina janë futur në karantinë si masë mbrojtëse.

Një 20 vjeçare italiane e cila po ushtronte aktivitetin e saj të punës në Klinë dhe një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë që kishte ardhur në Kosovë nga Italia më 5 mars janë dy të prekurit e parë të virusit.

Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar duke premtuar se gjatë ditës do t’i dërgojë 1000 deri 1500 maska për qytetarët e Vitisë.

“Për qytetin e VITISË! Të dashur qytetarë dhe kryetar i nderuar i qytetit tonë Vitisë! Kjo që po ndodh në këto momente, po duket se nuk do ndalet dhe do bëhet më serioze e më alarmante në mungesë të maskave! Vitinë e dua sepse kam kalua ditë të mira tek ai qytet dhe kam qëndrua disa kohë ne familjen e të nderuarit Dr- Fetih Hetemi! Vitinë e kam mesuar qysh në rini dhe erdhi koha që sot i nderuar Kryetar sado pak do të ua lehtesoj punën. Në vazhdën e shpêrndarjeve të maskave në Ferizaj, ne nga ora 14:00 do ti sjellim personalisht juve 1000-1500 maska për qytetarët tuaj! Kaq janë mundesit e mia, nëse marr edhe 15.000 cop të tjera, do të shperndaj në shumë qendra. Me dashuri e respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.” – shkruan këngëtari nën postimin e tij në Facebook. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm