Jonida i tha të gjitha detajet e shtatzënisë në vetëm një postim?

By

Aktorja Jonida Vokshi tashmë e ka pranuar shtatzëninë të cilët arriti ta fshehë mirë për muaj të tërë.

Në postimin e fundit teksa shijon të Dielën ajo madje është lëshuar në ndarjen e detajeve duke zbuluar se është 25 javëshe shtatzënë.

Por, ka qenë një tjetër detaj që ka marrë vëmendjen në përshkrimin e postimit.

‘Ne të dy relaks, babi me mision na bën foto’ – është shprehur Vokshi duke ngritur dilema se me togfjalëshin ‘ne të dy’ mbase ka zbuluar gjininë e foshnjes që pret e që mund të jetë djalë.

Kujtojmë se në planin profesional, shtatzënia nuk e ka penguar aspak prezantuesen e njohur. Ajo së fundmi u rikthye në Top Channel si anëtare jurie e programit ‘Top Talent’ teksa projektet nuk i janë ndarë as në Kosovë, ku po qëndron në kohën më të madhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm