Sërish këngë nga Adelina Ismaili?

By

Vitin e kaluar, Adelina Ismaili ishte goxha aktive.

Këngëtarja u rikthye me një projekt me Rina Balajn e më pas solli një duet tjetër me Skerdin që rezultoi i suksesshëm.

Pas këtyre projekteve, me sa duket artistja ka në plan të punojë sërish në muzikë.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet përmes një fotografie të cilën e ka postuar në Instagram.

“Së shpejti, e re”, ka shkruar ajo duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.

Më poshtë mund ta shihni postimin./Prive.al

View this post on Instagram

Së shpejti… New 😉 Photo by Enis Dolaku

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

Artikuj të ngjashëm