Tjetër sukses për Dua Lipën (FOTO)

By

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Don’t Start Now” të cilën e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.

Nëpërmjet një fotografie në Instagram, Dua ka njoftuar se kënga e saj është renditur e para në “Us Pop Radio Chart”.

“Don’t Start Now e para në Us Pop Radio Chart. Çfarë dite. Gëzuar vikendin të gjithëve. Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar krahas postimit të saj Lipa.

Kënga e lansuar më 1 nëntor të vitit 2019 në Youtube deri më tani ka arritur të mbledh mbi 146 milionë klikime.

“Physical” po ashtu është një nga këngët e albumit të saj më të ri “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet më 3 prill.

Lipa ka publikuar tre këngë nga ky album: “Don’t Start Now”, “Future Nostalgia” dhe “Physical”.

Artikuj të ngjashëm