Adriana Matoshi nënë e katër fëmijëve dhe një grua tejet e suksesshme në një karrierë që të merr gjithë kohën dhe energjinë; shkurt të themi, një grua nga e cila mund të frymëzohemi.
Nuk është e zakonshme për Adrianën të postojë për fëmijët e saj, ngase preferon ta mbajë më të sigurt dhe private këtë pjesë të jetës, ajo së fundmi ka ndarë një letër të përzemërt që morri nga fëmijët e saj.
Letra shkruan kështu:
Për nanën ma t’mirë nga fëmijët ma t’privilegjum në Botë,
NANË…sa mire e mban këtë titull që jo gjithkush është e aftë t’a mbizotëroj, e t’i përballoj si duhet valët e trazume që ekzistojne në çdo familje. Ke pru në këtë botë katër engjëj, katër jetë, katër persona që frymojnë me të shpërbly t’paktën sa gjysma e mundit që ke dhanë për ne.
Na ke pasë krah n’t’mirë e n’t’keq, n’lumtuni e n’vujtje, kur ke pasë gjithçka e kur s’ke pasë asgja, e dhimtën tande kemi ndje edhe pse ti e din me fsheh ma mire se kushdo tjetër.
Sot du t’shkuj për nji anë tanden që jo gjithkush e sheh. Du t’shkruj për rrugën e errët që shpirti jot ka kalu, jo vec për dritën që ti ke nxjerr prej saj. Për sfidat e djersët që t’kan rrjedhë, për lot’t e t’u që t’janë tretë n’faqe vec për me kriju buzëqeshje n’fëtyrën e tjetrit…
Nanë, jo gjithkush i ban ballë rrugës së errët, po po t’them mësimin ma t’mirë që e kam marrë prej teje: sfidat e vështira bejn’ pjesë veç në jetët e njerëzve t’fuqishëm.
Je kriju prej nji zjarri t’pashueshëm, e na ke rritë t’pathyeshëm dhe t’gatshëm për gjithçka.
Çdo gjë është e mundun kur ti je krahu jonë i djathtë. I jemi falë ekzistencës tande e nderohemi me modestine, fuqine e krenarinë që ke përcjellë në jetet tona.
Mirenjohës kemi me qenë deri në frymën e fundit qe ti je ajo cka quajme mburrje.
Engjull që frymon, privilegj për co krijesë që ka pasë e ka fat me t’njoftu…
Të duam,
Kaona, Bojken, Odej, Pinea