Modelja shqiptare para pak dite i ka dhënë fund beqarisë në një dasëm luksoze, e më pastaj ka shijuar një muaj mjalti përrallor.
Ndërsa sot është një datë tjeër e rëndësishme për të.
Bashkëshorti i saj, Sam Nazarian feston ditëlindjen dhe ajo e ka uruar edhe përmes llogarisë së saj në instagram.
Çumulaj ka shkruar: “Urime ditëlindjen dashuria ime, sot festojnë për ty. Ti je ai i cili gjithmonë e shfaq dashurinë që ke ndaj të tjerëve. Ti gjithmonë më bën të ndjej që jeta është një vallëzim, pavarësisht momente të vështira. Ti je shkëmbi im. Të dua shumë dhe jam krenare që jam gruaja jote./Prive.al