Jo të gjithë ndoshta mbështeten shumë në llogaritë e tyre në rrjete sociale, ndër ta edhe Enis Bytyqi i cili preferon të postojë në llogarinë e tij në Instagram më rrallë.
Me postimin e tij të djeshëm i cili erdhi pas dy javësh nga postimi paraprak, ai sqaron se përse po poston më rrallë në llogarinë e tij.
“Përshëndetje përsëri. Më falni për mungesën timë këto ditë. Po mundohem ta jetoj të 2020-ën pa telefon.” – shkruan këngëtari.
Po ashtu në postimin e tij të para dy javëve, ai paralajmëron se në muajin shkurt do sjell dicka të re për dëgjuesit e tij. /Prive.al