5 shkurt është datëlindja e Adriana Matoshit. Festa për të ka nisur që mbrëmë nga surprizat që i kanë bërë miqtë e saj në lokalin që drejton në kryeqytet.
Adriana sot mbush 40 vjeç dhe është nënë e katër fëmijëve, por single e kjo ka bërë që të punoj akoma më fort që atyre të mos i mungoj asgjë siç u shpreh javën e shkuar në “Kutia e pyetjeve” në Prive.
Matoshi kohëve të fundit ka bërë histori në kinematografinë kosovare me filmat e saj si rol protagonist duke thyer edhe rekorde shikueshmërie si me “Martesa”, “Shtëpia e Agës” apo së fundmi me “Zana”, ndërsa në seriale e shohim çdo të hënë në Klan Kosova si pjesë e kastit të “O sa mirë”./Prive.al