Këngëtarja Nora Istrefi ishte e ftuar në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ për të surprizuar një fanse, por është përballur vetë me një varg të surprizave.
Nisi me videomesazhi nga Renée dhe vazhdoi me atë nga Roberti i cili tha se këngëtarja dhe vajza e tij do jenë gjithmonë ‘rruga e jetës’ për të.
Nora e falenderoi Robertin, ndërsa tha se ndonjëherë e mërzisin komentet në internet dhe gjërat e pavërteta që thuhen për ata të dy, por edhe pse nuk janë më bashkë, ata kanë ruajtur një marëdhënie miqësore për hir të vajzës teksa zbuloi versionin e saj të ndarjes e cila duket të jetë vetëm nga koha e madhe e kaluar bashkë.
‘’Ndarja jonë nuk pati arsye tjetër përveçse asaj të konsumimit të një lidhje gati 15 vjeçare,’’ theksoi këngëtarja Istrefi. /Prive.al