Teksa po punon në projekte të reja, Lindita Halimi po planifikon një ndërhyrje estetike

By

Ndonëse ka munguar në skenën shqiptare me prurje të reja muzikore, kjo nuk do të thotë që Lindita nuk ka punuar në studio.

Vetëm para pak ditësh ajo publikoi një insert të shkurtër të një kënge të cilën e shkroi dhe e prodhoi vetë, si paralajmërim se po sjell një projekt ose projekte të reja.

Morri shtetësinë amerikane, kaloi pushime shumë të këndshme me familjen në Xhamajka dhe tash ajo po planifikon diçka tjetër.

Ajo po planifikon të kryejë një ndërhyrje estetike në trupin e saj, dhe këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke thirrur ndjekësi e saj të hamendësojnë se çfarë ka ndërmend të modifikojë ajo.

“Po bëj operacionin e parë kozmetik! Çfarë mendoni se po bëj? Gjoksin apo të pasmet”, ka shkruar këngëtarja. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm