Labi nuk paska publikuar një këngë me Bleron shkaku i Getinjos

By

Këngëtari Labinot Tahiri si i ftuar në ‘Sing my Song’  me Genta Canën në Klan Kosova rrëfeu një histori të një projekti i cili nuk është publikuar kurrë për shkak të Blero Muharremit.

Këngëtari nga Ferizaj zbuloi se në bashkëpunimin me Bleron ishte paraparë edhe Getinjo, atëbotë pa famën e sotme.

Mirëpo në xhirime të klipit, sipas Labit, Blero kishte kërkuar që kënga të realizohet vetëm me Labin.

Kjo gjë s’është pranuar nga ky i fundit me ç’rast ka lënë punët përgjysmë në sheshxhirim dhe kënga se pa kurrë dritën e publikimit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm