Nuk janë aspak të rralla rastet kur një person anonim i fshehur pas një emri publik, synon të krijojë prezencë në rrjete sociale.
E di duket target i radhës është këngëtari Sinan Vllasaliu.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai shkruan se dikush po tenton të dëmtojë privatësinë e tij dhe lut ndjekësit e tij që ta raportojnë.
“Miq te dashtun dikush ose me sakt dikush i papergjegjshem provon te demtoj privatsin time ne rrjetet sociale, facebook dhe instagram! Ju lutem raportoni!” – shkruan ai në postim në Instagram. /Prive.al