Lidhja e Mozzik dhe Loredanës duket se nuk është në ditët e saj më të mira.
Janë fansat ata që kanë qenë tejet të shqetësuar me lëvizjet e çiftit në dy javët e fundit.
Shumë prej tyre kanë vërejtur indikacione shqetësuese që ngrisin dyshimet për ftohje të çiftit. E para që shkaktoi habi ishte mungesa e Mozzik në xhirimet e projektit të Loredanës me reperin turko-gjerman Mero.
Tashmë kur dueti ka një datë zyrtare pasiqë do të publikohet me 6 Shtator, reperi nuk e ka parë të udhës as ta postojë në profilin e tij, siç ka vepruar rëndom. Gjithashtu, ka rreth dy javë që Mozzik dhe Loredana nuk janë shfaqur bashkë në postimet e përditshme çka shton edhe më shumë dyshimet për një krizë të mundshme mes çiftit.
Prive.al ka kontaktuar me disa burime pranë artistëve që e kanë konfirmuar të njejtën gjë.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një hatërmbetje të çastit apo diçka më serioze.
Në fillimet e lidhjes, episodet e tilla mes çiftit ishin të shpeshta mirëpo pas ardhjes në jetë të Hanës, dukej se kishte pasuar stabilizimi dhe pothuajse asnjë krizë në publik nuk ishte refleksuar përgjatë kësaj kohe. /Prive.al