7 muaj pas trios: Uki ka gati një super baladë!

By

Në ditën e fundit të majit të vitit të shkuar, këngëtari Uki Latifi solli bashkëpunimin me dy DJ më të kërkuar të momentit në skenën muzikore Dagz dhe PM.

“Jena dashni” u kthye në një ndër refrenet e verës dhe nuk mungonte në asnjë listë muzikore e sidomos në eventet që u mbajtën.

Por tani, 7 muaj më vonë Uki ka menduar të sjell një tjetër produksion muzikor që është punuar në studion e tij dhe të Prygos, ‘Royal Music’.

Kënga është e zhanrit baladë, e cila do të plotësohet me videoklip që do të nisin xhirimet pas pak ditëve./Prive.al

Artikuj të ngjashëm