Mbipesha ka qenë tipari identifikues i reperit me origjinë shqiptare, Action Bronson.
View this post on Instagram
E nëse vazhdoni ta përceptoni të tillë, gaboheni sepse ajo periudhë i përket të kaluarës për artistin që dikur peshonte plot 180 kilogramë.
Ai është transformuar tërësisht në pamje dhe sot është minus 60 kilogramë.
Por si e ka arritur një rezultat kaq mbresëlënës Action Bronson, i cili shquhet mes tjerash për pasionin që ka për përgatitjen dhe mbi të gjitha konsumimin e ushqimit me shumë yndyrëra.
Ai i ‘detyrohet’ angazhimit me ish-lojtarin e njohur të bejsbollit, CC Sabathia.
Dy djemtë nisin ditën me ushtrime parase të zbardhë mirë dita, rreth orës 6 të mëngjesit.
View this post on Instagram
Bronson, 37 vjeç teksa fliste për Sabathia, në një bisedë për Revistën Intervistë është shprehur:
“Ti je pjesë e katalizatorit të këtij transformimi. Nëse nuk do ta kishim atë bisedë, unë ndoshta nuk do të kisha ardhur kurrë në palestër… kishe absolutisht të drejtë. Është e vështirë të marrësh atë hap të parë. Kur e bëra hapin më në fund, u krye gjithçka. Që atëherë nuk jam kthyer më.
View this post on Instagram
Transformimi ka qenë pjesë e episodit të formatit të reperit Action Bronson të cilin të plotë mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al