Reperi amerikan Tay-K është dënuar me 55 vjet burgim si dhe 21 mijë dollarë gjobë.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Tarrant në Teksas, 19 vjeçari u dënua për një vrasje të ndodhur në vitin 2016-të dhe tre grabitje të dhunshme.
Taymor McIntyre u gjet fajtor për vrasjen e Ethan Walker, 21 vjeç, së bashku me gjashtë persona të tjerë, të cilët ishin organizuar për të grabitur para dhe drogë në shtëpinë e viktimës. Tay-K deklaroi se nuk ishte ai personi që kishte shkrepur armën, por gjykata e hodhi poshtë pretendimin e tij.
Tay-K u bë i njohur me këngën “The Race”, e cila u bë pjesë e listës Billboard Hot 100 dhe u certifikua me ‘Platinum’.