5 milion shikime për vetëm 5 javë për konkurrenten e ‘Këngës Magjike’! (FOTO)

By

Edicioni i sivjetmë i ‘Këngës magjike’ do mbahet mënd gjatë pasi që përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme pa shumë polemika.

Rozana Radi ishte edhe fituesja e festivalit por që edhe shumë këngë tjera u pëlqyen e u ndëgjuan shumë teksa pati edhe prej atyre që arritën sukses edhe më të madh në këtë aspekt edhe se vetë kënga fituese.

Një prej tyre është ‘Nëntori’ i kënduar nga Arilena Ara, balada e dedikuar për babain e ndjerë arriti të bëjë për vete shumë njerëz të cilët e dëgjuan e e stërdëgjuan duke e çuar edhe numrin e shikimeve në Youtube në 5 milion.

Kënga ka vetëm 5 javë që është publikuar e suksesin e saj po e dëshmojnë edhe shifrat të cilat janë sigurisht një shtytje e madhe për Arilenën e cila është ende në hapat e parë të karrierës së saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm