Ka një kohë të gjatë që i mungon skenës muzikore, të cilës në dekadën e parë të vitit 2000 i dha shumë hite që vazhdojnë të mbahen mend e të dëgjohen.
Faktorët për këtë mungesë të Mirsa Kërqelit janë të shumtë teksa familja, normalisht se ka pasur impaktin e saj.
Këngëtarja me bashkëshortin e saj është zhvendosur tash e një kohë në Kanada teksa familjes, dy muaj më parë iu shtua edhe një anëtare e re.
Pas djalit në muajin Qershor erdhi në jetë Ana me të cilën, këngëtarja e njoftoi audiencën e saj përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, Mirsa ka postuar edhe një fotografi me vajzën e vogël në të cilën nënë e bijë duken shumë bukur.
Ndryshe, Prive para disa kohësh pati realizuar një intervistë nga Kanadaja me Mirsën të cilën mund ta ndiqni duke klikuar KËTU. /Prive.al/