Stanaj, pjesë e festës private të Prince Boateng

By

Albert Stanaj zbarkoi në Europë javën që lamë pas për të qenë pjesë e finales së ‘The Voice of Albania’ ku për publikun shqiptar interpretoi dy hitet më të suksesshme të tij.

Megjithatë, performanca në Shqipëri nuk ishte angazhimi i vetëm për yllin shqiptar në ngjitje, kur është fjala tek kontinenti europian.

Stanaj, ka qenë mbrëmë i ftuar për të performuar në një event shumë privat të besoni ose jo, futbollistit Kevin-Prince Boateng.

Mesfushori i dikurshëm i Milan, i cilit tashmë luan për Las Palmas, ka zgjedhur shqiptarin në organizimin ku të pranishëm kanë qenë shumë futbollistë por edhe ylli italian i muzikës, Eros Ramazotti.

Prive.al ka arritur të mësoj që për Boateng dhe bashkëshorten e tij, bukuroshen Melissa Satta, artisti shqiptar ka vend të veçantë për faktin se pikërisht nën tingujt e këngës ‘Romantic’, dyshja vitin që lamë pas kanë kurorëzuar dashurinë.

Më poshtë, disa fotografi nga eventi i mbrëmshëm të ndara me ndjekësit në rrjete sociale nga Boateng, bukuroshja italiane Satta dhe vetë Alberti. /Prive.al/

My boy @Stanaj in town ??

A post shared by @prince09_ on

Foto: Kurorëzimi i dashurisë së Boateng dhe Melissa Satta vitin e kaluar nën përshkrimin e ‘Romantic’ të Stanaj

Foto: Eorz Ramazzotti, gjithashtu i pranishëm

Foto: Kevin-Prince Boateng dhe Albert Stanaj

Artikuj të ngjashëm